Policia jep detaje për gjuajtjen me armë në Podujevë, ku humbi jetën një person – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Policia jep detaje për gjuajtjen me armë në Podujevë, ku humbi jetën një person

23:14 | 17 Korrik 2018

Policia e Podujevës është njoftuar rreth orës 18:00 për një rast të vdekjes së një personi.

Sipas zëdhënëses së Policisë së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti, rasti ka ndodhur në fshatin Llaushë të Podujevës, ku si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka vdekur një person.

Policia ka bërë të ditur se viktima është 27 vjeçar

“Si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka humbur jetën një person i gjinisë mashkullore, A.D. 27 vjeç”, tha zëdhënësja e Policisë për lajmi.net.

Njësitet policore në koordinim me Prokurorinë përkatëse po merren me hetimin dhe sqarimin e rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!