Policia jep detaje për shqiptarin e arrestuar në Malajzi, ja kush është ai – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Policia jep detaje për shqiptarin e arrestuar në Malajzi, ja kush është ai

19:57 | 08 Tetor 2017

Policia e Shtetit ka dhënë detaje mbi shtetasin shqiptar që u arrestua dje në Malajzi, bashkë me tetë persona të tjerë, me akuzën për terrorizëm.

Sipas policisë, i arrestuari është shtetasi me inicialet Z.K., i cili kishte mbaruar studimet e larta në Malajzi dhe punonte e jetonte prej vitesh atje.

Struktura të specializuara të Antiterrorit, në Policinë e Shtetit janë duke punuar intensivisht për rastin në fjalë, si dhe për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Gjithashtu, policia po bashkëpunon edhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese dhe inteligjente, në vend dhe jashtë, duke shkëmbyer të dhëna.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!