Policia jep detaje për zjarrin në Obiliq – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
28 °C

Policia jep detaje për zjarrin në Obiliq

09:56 | 11 Gusht 2018

Nga zjarri i mbrëmshëm që ndodhi në Plementin të Obiliqit nuk ka persona të lënduar.

Sipas zëdhënëses së policisë por rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, rasti ka ndodhë rreth orës 05:00 të mëngjesit, ndërsa policia dhe zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

“Rreth orës 05:00 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Plemetin te Obiliqit, saktësisht në një dyqan. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe zjarrfikësit. Zjarri është lokalizuar nuk ka persona të lënduar”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar rrethanat se si ka ardh deri te ky incident.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!