Policia jep detaje të reja rreth lëndimit të punëtorëve të Bechtel-Enkas – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Policia jep detaje të reja rreth lëndimit të punëtorëve të Bechtel-Enkas

18:48 | 26 Tetor 2018

Janë lënduar disa punëtorë të Bechtel-Enkas.

Policia ka dhënë detajet e reja për rastin.

Fillimisht u mendua që janë pesë punëtorë të lënduar por pas daljes së ekipit të emergjencës në teren është konstatuar se nga rrëzimi i vinçit lëndime kanë pësuar tre punëtorë.

Mësohet se të lënduarit po trajtohen nga ekipi mjekësorë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

“Një pjesë e vinçit është rrëzu, tre persona kanë pësuar lëndime. Sipas mjekëve ata nuk janë në rrezik për jetën”, tha për Gazetën Express, Agim Gashi nga policia rajonale e Ferizajt.

Punimet e autostradës po kryhen nga kompania Bechtel-Enka.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!