Policia konfirmon sulmin ndaj pelegrinëve serbë në Istog – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Policia konfirmon sulmin ndaj pelegrinëve serbë në Istog

21:07 | 21 Tetor 2018

Policia e Kosovës e ka konfirmuar sulmin e sotëm ndaj dy autobusëve nga Serbia të cilët janë sulmuar gjatë ditës së sotme në Istog, por nuk ka pasur të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra për Koha.net ka konfirmuar se dy autobusë janë sulmuar me gurë, derisa në ta kishte pelegrinë serbë, të cilët kishin shkuar për vizitë në një manastir në fshatin Studenicë.

“Dy autobusë me vizitorë serbë janë sulmuar me gurë, janë dëmtuar xhamat. Rasti është nën hetim dhe nuk janë identifikuar të dyshimtit. Me këtë rast Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Nuk ka pasur persona të lënduar. Ata kanë qenë në fshatin Studenicë në komunën e Istogut për të vizituar një monument të tyre. Autobusët kanë qenë me targa të Serbisë, dhe nga sulmi janë dëmtuar nga një xham në secilin autobus”, ka thënë Ibra.

Ai ka shtuar se, “pas intervistimit nën përcjellje të Policisë janë përcjellë jashtë territorit të Republikës së Kosovës. Të dyshuarit ende nuk janë të njohur për Policinë, që është duke punuar për të zbardhur rastin, e me këtë rast është njoftuar edhe Prokurori i shtetit”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!