Policia konfiskon arsenal armësh në këtë qytet të Kosovës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Policia konfiskon arsenal armësh në këtë qytet të Kosovës

19:04 | 10 Tetor 2017

Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi të madhe të armëve në Han të Elezeit. Sipas komunikatës së policisë për rajonin e Ferizajt ato ishin në pronësi të A.V, 37 vjeçar, shtetas i Kosovës.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Komunikata e plotë e policisë:
Pas pranimit të informatave nga tereni se i dyshuari A.V.(m/sh/k 37 vjeç),mund të

ketë në posedim armë të paautorizuara , hetuesit policor nga stacioni policor Hani i Elezit në bashkëpunim me njësitë tjera relevante, kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar:

-1 pushkë automatike AK-47

-2 pushkë M-48

-1 pushkë gjuetie 12mm

– 14 mina befasuese kundër këmbësorisë

-13 granata dore

– 30 karikatorë të zbrazët

– 2472 fishekë të kalibrave të ndryshëm

-2 palë dylbi

-3 thika

-1 boks hekuri

Është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku pas konsultimit me prokurorin e shtetit, i dyshuari dërgohet në mbajtje prej 48 orë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!