Policia në alarm, rrëmbehen dy fëmijë nga shkolla – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Policia në alarm, rrëmbehen dy fëmijë nga shkolla

13:41 | 25 Shtator 2018

Policia qipriote ndodhet në alarm, pas zhdukjes së dy fëmijëve 11-vjeçarë nga shkolla fillore e Kamarës, në qytetin Larnaka.

Sipas informacioneve fillestare, një burrë i panjohur është prezantuar te fëmijët si mësuesi i tyre i ri dhe u ka kërkuar të sjellin disa libra nga makina e tij. Fëmijët e kanë ndjekur, e prej atij çasti ata janë zhdukur.
Policia, që është lajmëruar pak më vonë, ka mbërritur në vendngjarje dhe ka filluar menjëherë hetimet dhe një operacion kërkimi.

Filimisht janë publikuar fotografitë e dy fëmijëve. Më pas, dëshmitarët okularë kanë dhënë edhe përshkrimin e personit që është prezantuar si mësues, e në orët e ardhshme pritet të publikohet edhe një skicë me karakteristikat e tij, veshjen dhe tipin e automjetit që dispononte.

Ngjarja ka tronditur të gjithë Qipron dhe është bërë lajm i parë edhe te mediet greke. Kudo në qytet janë ngritur postblloqe nga policia, që beson se fëmijët janë fshehur nga rrëmbyesi i tyre në një mjedis pranë shkollës. Gjithashtu janë përforcuar kontrollet pranë kufirit me pjesën e Qipros Veriore.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!