Policia në presion, po rrezikohen nga qytetarët – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Policia në presion, po rrezikohen nga qytetarët

20:19 | 16 Prill 2018

 

Kohëve të fundit, sulmet ndaj zyrtarëve policorë janë shtuar dukshëm.Rasti i fundit që ndodhi ishte të dielën kur brenda stacionit policor të Gjilanit një polic u sulmua e një tjetër u pengua në detyrën e tij, raporton T7.

Vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, janë shënuar 37 sulme fizike ndaj zyrtarëve policorë, dhe 50 raste të pengimit në detyrë.

Ndërkaq, në vitin 2017 ishin rreth 145 raste të raportuara si sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës, e në kuadër të kësaj shifre hyjnë edhe rastet ndaj zyrtarëve policor.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!