Postimi rrëqethës i nënës së Diana Kastratit: Jeta është shumë e vështirë pa ty

23:44 | 19 Shkurt 2019

Diana sot do të festonte ditëlindjen.

E ëma e Diana Kastratit ka kujtuar sot të bijën e saj, e cila u humbi jetën para afro 8 viteve nga ish bashkëshorti i saj.

Diana sot do të festonte ditëlindjen, teksa nëna e saj ka treguar për gëzimin që i kishte sjellë lindja e saj, 35 vjet më parë.

Fjalët e Magfire Kastratit, në Facebook, kanë prekur shumë komentues.

Postimi i saj pa ndërhyrje:

Gjithe naten tkom kujtue, tkom perqaf e eren ta kom ni. Ti ma dhe emrin nane, 35 vite me pare. Ti me gezove mu, babin e gjithe familjen. Tkisha te vogel e mu bane e madhe, femi i shendosh e i lumtur, femi i dashur nga te gjithe. Eh moj none…. qka me thone, kush nuk e din… U bonen 8 vite qe nuk ta feston nona datlindjen, nona ti kom uru gjithmon ma te mirat e botes, po une mbeta pa ty, ti mshkove shume e re qika nones. U bonen 8 vite kurr kush prej shtetit deren sma qeli, me than “nona Dianes, na fal qiken sun ta mbrojtem, edhe pse jemi betu se do e bojm at pune”, u bane 8 vite e edhe vajza tjera po, e shteti po i mbyll syt. Diana ime, deshira nones osht ne me u taku shpejt none, se jeta jem osht shume e vshtir pa ty, qika jem.

Komento: