Pozita s’ka vota për buxhetin e vitin 2018, dështon miratimi në parim – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Pozita s’ka vota për buxhetin e vitin 2018, dështon miratimi në parim

16:27 | 06 Dhjetor 2017

Deputetët e Kuvendit të Kosovës as pas më shumë se 24 orë diskutime nuk kanë arritur ta votojnë në lexim të parë buxhetin për vitin 2018.

Nga 88 deputetë sa ishin në sallë, 60 morën pjesë në votim.Votën për buxhetin e dhanë 58 deputetë, një kundër dhe një abstenim.

Pas kësaj kryetari i Kuvendit Kadri Veseli propozoi që të hidhet në votim edhe një herë buxheti.

Kundër këtij propozimi reagoi shefi i deputetëve të LDK-së, duke thënë se koalicioni nuk i ka votat dhe po shihet fuqia politike që ka.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!