Prej vetëm 250 eurove mund të blini Passat në këtë Komunë të Kosovës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Prej vetëm 250 eurove mund të blini Passat në këtë Komunë të Kosovës

15:19 | 06 Qershor 2018
Foto: Ilustrim

Për vetëm 250 euro mund të bëheni pronarë i veturës Passat të vitit 2003.

Komuna e Malishevës e cila udhëhiqet nga Ragip Begaj ka shpall Ankand Publik për shitjen e 12 automjeteve, shkruan ORAinfo.

Në këtë ankand publik mund të blihet veturë në vlerë edhe prej vetëm 100 eurove.

Veturave të tipit Lada Niva të vitit 2002 u është caktuar çmimi prej 100 eurove, përderisa çmimi për automjetin Passat të vitit 2003 i është caktuar prej vetëm 250 eurove.

Ndërkaq çmimi më i shtrenjtë shkon për automjetin Cisterna Gasi prej 1500 eurosh.

Të 12 automjete u është caktuar çmimi fillestar prej vetëm 5100 euro.

Çmimi i automjeteve është fillestar çka do të thotë se të drejtën për blerjen e tyre do ta fitojnë personat q ofrojnë çmimin më të lartë.

Çmimi i automjeteve është caktuar shumë i ulët, pavarësisht gjendjes teknike të tyre.

Ankandi do të mbahet më datën 14 qershor të këtij viti. /ORAimfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!