Preket nga gripi, vdes studentja – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
18 °C

Preket nga gripi, vdes studentja

08:33 | 12 Janar 2018

Një ngjarje e dhimbshme na vjen nga Skocia ku një studente 18-vjeçare ka humbur jetën u prek nga gripi dhe më pas ftohja kaloi në pneumoni.

E reja Bethany Walker u dërgua në spital me gjendje gripale por situata u përkeqësua në ditët në vazhdim.

E dhimbshme ka qenë ngjarja për mamanë e vajzës e cila është shkatërruar tërësisht nga humbja e vajzës.

Vdekja e 18-vjeçares ndodh në një kohë ku Britania e Madhe është përfshirë nga gripi australian.

Simptomat e gripit australian janë të njëjta me gjendjet e tjera gripale, por përkeqësohen në rast neglizhimi.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!