President Thaçi! Një këshillë miqësore! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

President Thaçi! Një këshillë miqësore!

Shkruar nga: Fadil Maloku

21:36 | 31 Gusht 2017

Të lutem; Mos gjyko, me mendjet dhe gjykimet e “këshilltarëve” jugonostalgjik (se janë me skadencë!), por, me logjikën argumentuese të gjakut dhe sakrificave të luftëtarëve dhe martirëve të rënë në altarin e lirisë!

Sepse, termi “Ballkani”, “Zonë e lirë ekonomike”, apo “Tregu i përbashkët Ballkanik”, është vetëm një (kurthë!) eufemizem i ri për ikonografinë e “vllazërim bashkimit” në ish Jugosllavi!

Si mund të krijohet kjo “krijesë Centaur”, Z. President me fasadë të re para se me na njohë Serbia dhe BIH-es?! Ideja e Referendumit (nëse futet në Kushtetutë, ka me qelë hesape tjera të panjohura: restaurimin e Serbosllavise: dhe tashmë të njohura: ndarjen e Kosoves!), është vetëm satisfaksion për kohën (që po don ta “blejë Brukseli!)…, por, jo edhe për zgjidhjen e kontestit historik, serbo shqiptar në Ballkan. Suflerat dhe “këshilltarët”, ndërroji! Ke shans, akoma me hy në histori!? E ardhmja u takon atyre që mësojnë atë që duhet mësuar për të bërë atë që duhet bërë!

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!