Presidenti serb qet kushte për vazhdimin e dialogut – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
15 °C

Presidenti serb qet kushte për vazhdimin e dialogut

21:00 | 16 Maj 2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sonte në Sofje në bisedë me shefen e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se kushtet për vazhdimin e dialogut me Kosovën janë formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe të tregohet qartë se pala tjetër pranon kompromisin.

“Po, vijmë në dialog, mund ta caktoni kur të doni, por së pari duhet të përfundojë procesi i filluar dhe të formohet AKS-ja e kushti i dytë është që pala tjetër të jetë e gatshme për bisedime kompromisi”, citon tanjug fjalët e Vuçiqit.

“Të shkojmë në biseda dhe të na mbajnë fjalim për territorin, e ata vetëm territori u intereson, për këtë tashmë e kemi treguar qartë”, ka thënë kreu serb.

I pyetur nëse ka folur me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ai ka thënë se me të ka këmbyer disa fjali kurtuazie.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!