Presidenti Thaçi flet para gazetarëve pak minuta para takimit me Vuçiqin dhe Mogherinin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Presidenti Thaçi flet para gazetarëve pak minuta para takimit me Vuçiqin dhe Mogherinin

18:11 | 08 Nëntor 2018

Sonte në Bruskel do të vazhdojnë bisedimet mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe atij serb, Aleksandar Vuçiq.

Pak para nisjes së takimit, presidenti Thaç ka thënë se arritja e marrëveshjes është mundësi për të lëvizur drejt përspektivës evropiane, prandaj edhe do të bëhen përpjekje lidhur me këtë çështje.

“Sonte jemi këtu për të zhvilluar takimin e radhës të procesit final, të mundësisë së arritjes së marrëveshjes në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje kjo ligjërisht obliguese për njëra- tjetrën në rrafshin ndërkombëtar, një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila nënkupton njohjen reciproke dhe mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në OKB.”, ka vlerësuar ai.

Nga ana e tij, Thaçi ka thënë se ky proces nuk është i lehtë, përkundrazi ka ballafaqime e pengesa.

“E di se nuk do të jetë e lehtë, përkundrazi ka pengesa, ka ballafaqime, por arritja e marrëveshjes është mundësia më e mirë për të lëvizur drejt përspektivës evropiane, prandaj do të bëhen të gjitha përpjektjet maksimale që të përafrohen qëndrimet në interesin e arritjes së marrëveshjes. Kjo është një mundësi e radhës e udhëhequr nga zonja Mogherini, nga BE në mbështjetje të SHBA-së, prandaj edhe synimi i Kosovës është të ketë fqinjësi të mirë me të gjitha vendet në kuadër të saj edhe me Serbinë në mënyrë që të lëvizim lirshëm drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe të hapim përspektivën globale për shtetin e Kosovës. “, ka vlerësuar tutje Thaçi.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!