Presidenti Thaçi i shkon në shtëpi Isa Mustafës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Presidenti Thaçi i shkon në shtëpi Isa Mustafës

12:51 | 23 Tetor 2018

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot i ka shkuar në konak kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafes.

Takimi mes tyre është duke u zhvilluar edhe në këto momente.

Burime të sigurta të ORAinfo bëjnë të ditur se arsyeja e këtij takimi ka të bëjë me zhvillimet e fundit në vend, konkretisht me ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi.

Të njëjtat burime thonë se Thaçi është i interesuar që ta përfshijë edhe LDK-në në marrëveshjen finale me Serbinë. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!