Princi Harry dhe Meghan nuk po ia kalojnë mirë mes vete, Harry merr një vendim – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
16 °C

Princi Harry dhe Meghan nuk po ia kalojnë mirë mes vete, Harry merr një vendim

20:17 | 03 Gusht 2018

Princi Harry dhe Meghan Markle janë në qendër të vëmendjes që prej momentit që lidhja e tyre u bë publike.

Gjatë gjithë kohës ata janë përpjekur të mbajnë një marrëdhënie të mirë me mediat por një gjë që e ka acaruar më shumë kanë qenë deklaratat që babai i Meghan Markle ka bërë pas martesës së çiftit.

Shpesh Thomas Markle është shprehur se vajza e tij nuk po gjen qetësi në familjen mbretërore, nuk është e lumtur aty, deklarata këto aspak të mirëpritura.

Princi Harry ka marrë masa që këtej e tutje për këdo nga të afërmit e tyre dhe miqtë që flet për ta me gazetarët.

“ Të dy presin një kod heshtjeje. Nëse flet me shtypin atëherë të përjashtojnë, të largojnë nga vetja. Harry nuk e vriste mendjen për atë që shkruhej por ditët e fundit ai është shumë i ndjeshëm dhe protektiv nga gjithçka shkruhet për Meghanin.”,- ka thënë një burim.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!