Prishet festa, Iner merr lajmin e keq pas fitores ndaj Milanit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Prishet festa, Iner merr lajmin e keq pas fitores ndaj Milanit

23:53 | 21 Tetor 2018

Pas fitorës së madhe ndaj Milanit me rezultat 1:0, Inter ka marrë lajmin e keq para ndeshjes me Barcelonën.

Mesfushori belg Naingolan është lënduar dhe nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë ekipin e tij në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

Mesfushori belg la fushën e lojës në minutën e 30-të, pas një dëmtimi në kavilje duke i lënë vendin Borja Valeros.

Ky dëmtim ka bërë me dhimbje koke trajnerin Spaleti, teksa raportohet se Naingolan nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ditës së mërkurë në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës.

Në një prononcim pas ndeshjes, ka qenë vetë trajneri i Interit, Spaleti, që ka dhënë edhe lajmin e keq në lidhje me Nainggolan: “Do ta dërgojmë në spital dhe do të shohim si është. Sigurisht nuk do të luajë kundër Barcelonës dhe do të mungojë për një kohë të gjatë”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!