Prishtina ia bën ‘bajat’ basketbollin, Donar Groningenin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Prishtina ia bën ‘bajat’ basketbollin, Donar Groningenin

22:31 | 20 Shtator 2018

KB Prishtina e ka fituar ndeshjen e parë të fazës kualifikuese të Ligës së Kampionëve kundër Donar Groningen.

Bardhekaltërit ishin më të mirë gjatë gjithë kohës dhe në fund fituan me rezultat të pastër 84:64.

Prishtinasit e mbyllën në epërsi edhe pjesën e parë, 46:33, gjë që dëshmon se ata nuk e vunë në asnjë moment në diskutim fitoren sonte.

Atmosfera në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet ishte fantastike.

Sigurisht, Plisat brohoritën pa u ndalur për ekipin e zemrës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!