Prishtina mbushet me grafite kundër politikanëve – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
17 °C

Prishtina mbushet me grafite kundër politikanëve

18:26 | 17 Maj 2018

Disa grafite janë parë sot në muret e banesave që gjenden në lagjen “Dardania” afër bustit të ish-presidentit Bill Clinton.

Grafitet janë paraqitur me fytyrat e kryeministrit të Kosoëvs Ramush Haradinaj, zëvendësit të tij Fatmir Limaj dhe liderit të VV-së Albin Kurti.

Përveç figurave të këtyre zyrtarëve është shkruar nga një pyetje. “Pse ky po unë jo?

Tek figura e Haradinajt është shkruar me të kuqe “Se RAMBUJEJA”.

Tek figura e Limajt është shkruar me të kuqe “Populli”, ndërsa tek figura e Kurtit është shkruar “Pavarësia”.

Nuk dihet se kush qëndron prapa këtyre grafiteve që janë shkruar sot në këtë lagje të frekuentuar të Prishtinës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!