Prishtina pozitive, do ta fitoj Kupën Evropiane

13:40 | 23 Janar 2019

Klubi i basketbollit “Prishtina” do të luaj sonte me ekipin s.Oliver Ëurzburg të Gjermanisë në kuadër të Grupit të parë të FIBA Europe Cup.

Ndeshja do të luhet me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Bardhekaltrit në tri xhirot e para të këtij grupi kanë realizuar dy humbje dhe një fitore.
Disfatat i kanë pësuar nga Pinar Karsiyaka në Turqi dhe s.Oliver Wurzburg në Gjermani, kurse fitoren e vetme e kanë shënuar në Prishtinë në ballafaqim me skuadrën hungareze Szolnoki Olaj.

Lider i Grupit I është s. Oliver Wurzburg me 6 pikë, kurse pozitën e dytë e mban Pinar Karsiyaka me 5 pikë, ndërsa në pozitën e tretë është Z Mobile Prishtina me 4 pikë dhe në të katërtën Szolnoki Olaj me 3 pikë.

Pas duelit me s. Oliver Wurzburg, Z Mobile Prishtina do të përballet edhe me Szolnoki Olaj si mysafir në Hungari më 30 janar dhe më 6 shkurt si nikoqire me Pinar Karsiyaka.

Duhet theksuar se dy ekipet e para të grupit do të avancojnë në 1/8 e finales së FIBA Europe Cup, derisa dy të tjerat do t’i japin fund aventurës evropiane.

Komento: