Prishtinë: Një grua gjendet pa shenja jete në banesën e saj – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
19 °C

Prishtinë: Një grua gjendet pa shenja jete në banesën e saj

22:19 | 11 Tetor 2018

Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë, në Prishtinë, në pasditen e së enjtes.

Dyshohet se viktima është e gjinisë femërore, ka treguar Policia e Kosovës për Express.

Policia ka bërë të ditur se ka pranuar një informatë rreth orës 18, se në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, në kryeqytetin e Kosovës, në një banesë dyshohej se ndodhej një trup i pajetë.

Njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë rastit, teksa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia e emergjencës, ka bërë të ditur Policia.

“Të gjitha veprimet hetimore janë në proces nga njësitet kompetente, për të sqaruar rrethanat e rastit, dhe për detaje tjera lidhur me rastin do te njoftoheni me kohë”, thuhet në deklaratën e Policisë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!