Prizren: Arrestohen tre persona për vjedhje të rënda – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Prizren: Arrestohen tre persona për vjedhje të rënda

12:04 | 14 Shkurt 2018

Policia e Kosovës pas një muaji hetimesh intensive, ka arritur të zbardh disa raste të vjedhjeve të rënda në Prizren, me c’rast arrestuan tre persona.

Ky grup, aktivitetin e vetë e kishte orientuar kryesisht në vjedhjen e stolive të arta, pajisje elektronike, si lap-top, telefona e tjera.

“Pas një muaj hetimesh intensive, hetuesit policorë të Stacionit Policor në Prizren, kanë arritur t’i zbardhin disa raste të vjedhjeve të rënda të cilat patën ndodhur nëpër shtëpi të qytetarëve të Prizrenit. Sipas hetuesve, ky grup, aktivitetin e vetë e kishte orientuar kryesisht në vjedhjen e stolive të arta, pajisje elektronike si: lap-top; telefona e tjera” thuhet në njoftimin e Policisë.

Tre të dyshuarit janë intervistuar, ku dy prej tyre janë ndalë në masën e arrestit për 48 orë, ndërsa i treti(i mitur) është ndaluar për 24 orë.

Mirëpo, Policia bënë të ditur se janë në ndjekje edhe të një personi tjetër, të cilin nuk e kanë gjetur në shtëpi, shkruan Indeksonline.

“Tre të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ndërkaq pas intervistës, me urdhër të prokurorit të shtetit, dy prej tyre ndalën nën masën e arrestit për 48 orë ndërsa i treti, për shkak të moshës (i mitur) ndalët për 24 orë. Policia po e kërkon edhe të dyshuarin e katërt të cilin nuk e ka gjetur në shtëpi. Lidhur me këto raste pista e hetimit është drejtuar në kërkimin e stolive të arta dhe gjësendeve tjera të cilat dyshohet se janë tjetërsuar” thuhet në komunkatën e tyre.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!