Haradinaj thotë se FSK-ja është edhe e serbëve – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Haradinaj thotë se FSK-ja është edhe e serbëve

09:36 | 26 Prill 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), është e të gjithë qytetarëve të Kosovës, edhe e serbëve.

Ndonëse nuk foli për transportimin e FSK-së në ushtri, kreu i ekzekutivit tha se Kosova është me fat që ndodhet mes shteteve që janë anëtare të NATO-s, duke shtuar se edhe ushtria e ardhshme do të jetë pjesë e aleancës së madhe ushtarake.

Sipas tij, roli i KFOR-it është garanci për siguri dhe stabilitet jo vetëm në Kosovë, por edhe në regjion, raporton Ekonomia Online.

“Faleminderit të gjithë juve për atë që keni bërë për Kosovën. Çdo qytetarë i këtij vendi është në shtëpinë e tij. Kosova është shtëpi e të gjithëve, edhe e serbëve. Regjionin për ne është familja jonë”.

“Shqipëria i është bashkuar NATO, Mali i Zi së fundmi, shpresojmë që edhe Maqedonia. Ne duam t’i bashkohemi familjes dhe të kontribuojmë për paqen”.

“KFOR është ombrellë e madhe për sigurinë në Kosovë. Nuk do të dorëzohem kurrë për të dëshmuar që ky vend dhe kjo forcë është e të gjithëve”.

Këto komente ai i bëri në Konferencën e organizuar nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Partnerët.

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, tha se është rritur në forcën edhe në veri të vendit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!