Prokuroria merr në pyetje kolegët e policit që u vetëvra në Gjilan – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
14 °C

Prokuroria merr në pyetje kolegët e policit që u vetëvra në Gjilan

20:37 | 10 Prill 2018

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është vetëvrarë mbrëmjen e së hënës në Gjilan. I ndjeri ishte pjesë e Policisë Kufitare, raporton KTV.

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Bekim Ismajli nga Gjilani, i ka dhënë fund jetës së tij të hënën rreth orës 18:00.

Ngjarja ka ndodhur në një kafene në lagjen “Dheu i Bardhë”, të këtij qyteti.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, trupi i pajetë i të ndjerit është marrë për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Prokuroria në Gjilan ka ndërmarrë veprimet e para për rastin.

Deri tash, siç ka bërë të ditur kryeprokurori i Gjilanit, Jetish Maloku, janë intervistuar personat që ishin ulur në tavolinë me të, e gjithashtu edhe pronari i lokalit.

Maloku i ka thënë KTV-se se nuk ka të dyshuar, përveç dyshimeve se bëhet fjalë për vetëvrasje, derisa janë në pritje të raportit nga Mjekësia Ligjore.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!