Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj tij për fryerjen e listave të vetaranëve, por ja çka thotë ministri i FSK-së – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj tij për fryerjen e listave të vetaranëve, por ja çka thotë ministri i FSK-së

17:39 | 14 Shtator 2018

Të gjithë të akuzuarit në total 12 nga Prokuroria Speciale për fryerjen e listave me vetaranë të rrejshëm, nuk janë ende të gatshëm të flasin. Në mesin e tyre është edhe ministri aktual i FSK-së, Rrustem Berisha. I kontaktuar nga Gazeta Expess, ministri tha se nuk ka informatë për ngritjen e aktakuzës dhe nuk dëshiron të jap ndonjë koment.

“Kur e paskan ngrit sjom në ngjarje, jo skam asnjë koment”, tha Berisha shkurtë për Express.

Sidoqoftë, sot zyrtarisht Prokuroria Speciale e ka çuar në fund lëndën e punuar nga prokurori Elez Blakaj për t’i hetuar anëtarët e komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të vetaranit.

Në mesin e të akuzuarve janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Përveç Ministrit, Xhavit Jashari ndër të akuzuarit, aktakuzën në fjalë e ka quajtur qesharake dhe lojë politike.

Për këtë çështje ka folur për Express edhe Elez Blakaj, ai tha se ky lajm duhet t’i gëzojë të gjithë.

“Çdo person që e don sa do pak vendin tonë, çdo ushtarë luftëtar i UÇK-së do t’i gëzohet këtij lajmi”, ka thënë Blakaj në një prononcim për Gazetën Express nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!