PTK-në e ka shkatërru PDK dhe Blerim Devolli – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
17 °C

PTK-në e ka shkatërru PDK dhe Blerim Devolli

Shkruar nga: Berat Buzhala

22:29 | 23 Prill 2018

Tribunal Special per shkaterrimin e PTK’se

Si deputet i ri i PDK’se, ne vitin 2011, ne nje mbledhje te Grupit Parlamentar te kesaj partie, u pata bo copa me koleget e mi rreth fatit te Telekomit te Kosoves. Kurre nuk e harroj. Madje i pata ndrru edhe do fjale te ashpra me profesoreshen Justina Pula.

Une insistoja me e shite Telekomin sa ma shpejt qe osht e mundur, kurse patriotat dhe profesorat e PDK’se thojshin nuk bon me e shite se po fitojme prej saj. Nuk mujsha me besu. E pata bo nje elaborat te gjate – neper shume zhurme – pse nese e shesim fitojme ma shume si shtet dhe si ekonomi, e nese nuk e shesim kemi me e çu ne falimentim.

Sigurisht qe e humba kete beteje. Nuk u shite Telekomi. Une naivi nuk e kisha pas dite qe kur koleget e mi po flisnin per perfitime nga Telekomi, me shume gjase nuk e kishin pase mendjen te perfitimet kolektive, por te perfitimet individuale.

Situata e sotshme eshte e tmerrshme. Eshte per me i hjeke floket tuj kajte.
Per me e pru PTK’ne ne kete gjendje seriozisht ka qene shume problem. Nihere e shkaterrune duke ia ngjite per shpine Z-Mobile’in e Devolleve, i cili e hanger sikur kanceri kur e han trupin, e pastaj as nuk e shiten, se deshten me i zhvate edhe disa miliona euro te tjera.

Qe tash?
Kompanine ma te madhe ne vend, kompanine ma profitabile ne vend, e kemi rrxu ne dy gjujte. Dikush mundet me thane “ne krejt boten telekomi eshte ne krize”. Eshte e vertete qe Telekomi nuk e ka fuqine sikur qysh e ka pase para 20-30 vjeteve, mirepo nuk eshte edhe aq keq sa po paraqitet. Tek e fundit pse IPKO nuk po falimenton?

Eshte e tmerrshme.
PTK’ne e ka shkaterru PDK dhe Blerim Devolli. Rreth 3000 veta ka mundesi me mbete pa pune, vec pse Blerim Devolli dojke me jau shtu edhe disa miliona te tjere pasurise se tij. E pastaj keto milionat e teperta me jau nda partive politike gjate zgjedhjeve, ne menyre qe me jau mshele gojen.
Ah bre….., qysh s’patem as prokuror, as polici, as dreq…

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!