Publikohen formacionet zyrtare, Genoa-Milan

14:18 | 21 Janar 2019

Janë publikuar formacionet zyrtare në mes të Milanit dhe Genoas

Genoa pret sot në Marassi skuadrën e Milan të cilët humbën ndeshjen e superkupës së Italisë në mesjavën që lamë pas.

Në këtë ndeshje Milan hynë me disa mungesa, derisa me skuadrën nuk ka udhëtuar Gonzalo Higuain, pasi që pritet të transferohet në Chelsea.

Ndërkohë, Milan nuk do të jetë edhe me dy mbrojtësit e saj Romangioli dhe Calabria të cilët janë të suspenduar.

Edhe Genoa ka problem.

Asaj i mungojnë shtatë lojtarë të formacionit kryesor të saj, përfshirë edhe sulmuesin që është lidhur me një kalim në Milan, Piatek.

Formacionet zyrtare;

Genoa: Radu; Biraschi, Romero, Criscito; Romulo, Rolon, Zukanovic, Bessa, Lazovic; Kouame, Pandev

Milan: G Donnarumma; Abate, Musacchio, Zapata, Rodriguez; Paquetà, Bakayoko, Calhanoglu; Suso, Cutrone, Borini

Komento: