Publikohen formacionet zyrtare: Marseille – Atletiko Madrid – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Publikohen formacionet zyrtare: Marseille – Atletiko Madrid

19:46 | 16 Maj 2018

Në Lyon të Francës, Olympique de Marseille dhe Atletico Madridi zhvillojnë finalen e Ligës së Evropës.

Përballja e sivjetme zhvillohet në Parc Olympique Lyonnais në Decines-Charpieu të Lyonit dhe është finalja e 47-të me radhë e turneut sekondar të klubeve që organizohet nga UEFA.

Ndërsa ky është edicioni i nëntë me radhë prej se është riemëruar nga Kupa UEFA në Europa League.

Për të arritur në finale, skuadra franceze e eliminoi Salzburgun, kurse ekipi spanjoll u tregua më i fortë se Arsenali.

Trajnerët Rudi Garcia dhe German Burgos (pasi Diego Simeone është i pezulluar) i kanë përgatitur formacionet dhe taktikat për këtë ndeshje të rëndësishme.

Formacioni zyrtar i Marseille: Mandanda, Sarr, Rami, Luiz Gustavo, Amavi; Sanson, Anguissa; Thauvin, Payet, Ocampos; Germain.

Formacioni zyrtar i Atletico Madridit: Oblak, Vrsaljko, Gimenez, Godin, Lucas, Saul, Gabi, Thomas, Koke, Griezmann, Costa.

Fituesi i kësaj finaleje do të luajë në Superkupën e UEFA-s kundër fituesit të Ligës së Kampionëve dhe po ashtu siguron pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të (2018/2019) në garën më të madhe evropiane për klube.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!