Publikohen fotografi tmerruese nga vendi ku avokati i famshëm e dogji veten – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

Publikohen fotografi tmerruese nga vendi ku avokati i famshëm e dogji veten

21:07 | 15 Prill 2018

Trupi i djegur i avokatit të famshëm, i njohur për luftën e pasionuar për të drejtat e komunitetit LGBT dhe të çështjeve ambientale, është gjetur të shtunën pranë një rrugine të një parku në New York.

David Buckel, e lagu veten me benzinë dhe i hodhi flakën, duke lënë dy shënime afër asaj skene të tmerrshme vetëvrasëse. Në njërën, ai e identifikoi veten dhe tha që po bënte një vetëvrasje në shenjë proteste. Në tejtrën, të cilën ia kishte dërguar gazetës The Daily News, i shpjegoi gjerësisht motivet e tij, transmeton Periskopi.

Ai tha se donte që vdekja e tij të rriste aksionin kundër një katastrofe ekologjike që po ndodhte. “Shumica e njerëzve në planet tashmë thithin ajër të ndotur dhe si rezultat vdesin para kohe – vdekja ime e hershme nga fosilet e karburanteve e reflekton atë që po i bëjmë vetes,” thuhet në shënim.

Ai shtonte se shpresonte që vdekja e tij të ishte një vdekje e ndershme që do t’i shërbente të tjerëve.

Buckel ka punuar si drejtor i një projekti që përpiqej të promovonte të drejtat e lezbikeve, gejëve, biseksualëve dhe transgjinorëve.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!