Punë e kryer! Milan transferon Andrea Bellotin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Punë e kryer! Milan transferon Andrea Bellotin

12:25 | 20 Mars 2018

Milan është duke pasur problem në fazën e sulmit. Dështimi i Nikola Kalinicit në gjetjen e golave, ka bërë që drejtuesit e Milan të nisin misionin për sjelljen e një sulmuesi në San Siro.

Sipas mediave në Itali, Milan i është rikthyer misioni për transferimin e sulmuesit të Torinos, Andrea Belloti, përcjell ORAinfo.

Ky i fundit ishte cak i Milan edhe gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, por palët nuk arritur marrëveshje për shkak të klauzolës së shtrenjtë të lojtarit.

Foto: Nikola Kalinic i dëshpruar pasi humb rastin për të shënuar gol

Kjo bëri që Milan ta transferojë nga Fiorentina sulmuesin kroat Nikola Kalinic. 30 vjeçtari nuk ka arritur ta bindë Gennaro Gattuson për të udhëhequr sulmin e Milan.

Madje në ndeshjen e fundit Kalinic u la jashtë listës nga Gattuso, kjo me arsyetimin se ai nuk po e jep 100 % në stërvitje.

Mbetet të shihet nëse Milan kësaj radhe do t’i bind drejtuesit e Torinos për transferimin e sulmuesit në San Siro. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!