Punë e kryer! Savic për teste mjekësore te Milani – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
16 °C

Punë e kryer! Savic për teste mjekësore te Milani

08:24 | 13 Gusht 2018

Ka qenë njëra nga temat më të përfolura të kësaj merkatoje.Fjala është për fantazistin sërb të Lazios, Sergej Milinkovic-Savic, i cili siç duket i ka ditët e numëruara në kryeqytetin romak.

Paraqitja sezonin e kaluar me fanellën e “biancoçelestëve” dhe ajo në botëror me përfaqësuesen ballkanase, kanë rënë në sy të klubeve më të mëdha evropiane, të cilat janë të gatshme që të ofrojnë shuma të majme vetëm e vetëm që t’i sigurojnë shërbimet e tij.

Së fundi në garë ka hyrë edhe Milani. Rossonerët edhe kanë dërguar ofertën e parë zyrtare prej 40 milionë euro huazimi, me të drejtë blerjeje duke shtuar edhe 80 milionë të tjerë në fund të edicionit. Madje në ofertë janë përfshirë edhe dy lojtarë, Bonaventura dhe Montolivo.

Mirëpo siç mësojnë mediat italiane, ka ardhur shpejtë edhe reagimi i kryeqytetasve, ku presidenti Lotito i ka dërguar mesazh të qartë “kuq e zinjëve” ku i ka thënë se dëshiron një çmim më të lartë, sepse nuk dëshiron të merr lojtar por para kesh.

Mbetet të shihet ditëve të ardhshme nëse do të ketë diçka më konkrete sa i përket këtij operacioni transferimi.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!