Punësimet vazhdojnë në PTK, ndërmarrja në falimentim – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Punësimet vazhdojnë në PTK, ndërmarrja në falimentim

20:25 | 07 Maj 2018

Në kohën kur ndërmarrja publike Telekomi i Kosovës është duke kaluar nëpër periudhën më të vështirë financiare të funksionimit të saj, avazi i punësimeve në këtë aset shtetëror veç po vaazhdon, raporton T7. Së fundi 56 persona janë punësuar në Telekomin e Kosovës për një periudhë kohore një mujore.

Burime të sigurta të Emisionit Frontal kanë treguar se që të gjithë këta persona kanë nenshkruar kontratë mbi vepër gjatë kohës kur në krye të menaxhimit të PTK- së ishte Nuredin Krasniqi.

Krasniqi ishte emruar ushtrues detyre i drejtorit nga Bordi i mëparshëm i PTK-së me 16 mars të këtij viti, ndonëse kjo ishte bërë pa pëlqimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. Ai qëndroi në këtë pozitë deri më 12 prill, kur Bordi i PTK-së emëroj në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit, Zeqir Kiqinën.

Krasniqi, mbahet mend nga përgjimet “Pronto”, kur në vitin 2011 ishte emëruar ushtrues i detyrës së drejtorit të PTK-së, pas largimit të Shyqyri Haxhës, përmes pazareve të Adem Grabovcit dhe Ministrit të atëhershëm të Ekonomisë, Besim Beqajt. Qe të dy këta të fundit sot përballën më aktakuzë për të njëjtën rast.

Informacionet e Frontalit për punësimet e dyshimta i ka konfirmuar përmes postës elektronike edhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Ministria ka thënë se nuk e ka përkrahur këtë vendim dhe nëse del që është në kundërshtim me ligjin, kontratat do të anulohen.

Shqetësimi për punësimet në Vala kanë shkuar edhe në Komisioni për Buxhet dhe Fiannca në Kuvendin e Kosovës.

Alarmin për falimentimin e mundshëm të këtij aseti e dha javë më parë Bordi i ri i Telekomit, përmes një letre drejtuar Qeverisë.

Letra cekë disa nga arsyet që kjo kompani rrezikojnë falimentimin, përfshirë shlyerjen e borxhit prej 26 milionë eurove ndaj kompanisë Z-Mobile dhe borxhi mbi 60 milionë euro të kompanisë e cila për tre muajt e parë të këtij viti ka humbur 4 milionë euro, si rezultat i rënies së të hyrave dhe rritjes së shpenzimeve.

Kryetari i Sindikata së punëtorëve të Telekomit, Lahmi Balaj thotë se ka dëgjuar për punësime të tilla, dhe i bënë thirrje Qeverisë ta shpëtoj këtë ndërmarrje

Ai kërkon nga Prokuroria hetime se si u soll Telekomi i Kosovës buzë falimentimit.

Ndryshe në Telekomin e Kosovës janë të punësuar gjithsej 2300 punëtor.

Së fundi mediat raportuan se pagat e tyre do të zvogëlohen 40 % nga ana e Qeverisë, si një nga masat për shpëtimin e kësaj ndërmarrje. Për këtë Sindikata e Telekomit ka paralajmëruar protesta, dhe ka kërkuar shkarkimin e Ministrit të zhvillimit Ekonomik, Valdrin Llukës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!