Punëtorët e hekurudhave nesër në protestë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
28 °C

Punëtorët e hekurudhave nesër në protestë

16:13 | 17 Maj 2018

Sindikata e Pavarur e Hekurudhave – Trainkos, ka njoftuar së nesër do të organizojnë protestë lidhur me vonesën e pagave për muajin e prill të këtij viti.

Protesta do të nisë të premten nga ora 08:00 deri në ora 09:00, në stacionin hekurudhor të Fushë Kosovës.

Me këtë rast do ndalet edhe qarkullimi i trenit Prishtinë-Pejë

Njoftimi i plotë i tyre:

Sindikata e Pavarur e Hekurudhave – Trainkos Sh.A. në mbledhjen e mbajtur me datën 15.05.2018 (e Martë), me punëtorët e kompanisë Hekurudhat e Kosovës – Trainkos Sh.A. në lidhje me vonesën e pagave për muajin Prill 2018, përmes kësaj shkrese njofton të gjitha mediat se Menaxhmentit të kompanisë HK – Trainkos Sh.A. i ka dhënë kohë që deri të enjten me datën 17.05.2018 të bëjë pagesën e pagave për punëtorë për muajin Prill 2018.

Duhet theksuar se me datën 18.05.2018 (e Premte), nga ora 08:00 deri në ora 09:00, në stacionin hekurudhor të Fushë Kosovës, do të mbahet një protestë 1 orëshe ku do të ndalet edhe qarkullimi i trenit Prishtinë – Pejë, në shenjë pakënaqësie për vonesën e pagave. Kjo është vetëm një masë paralajmëruese për veprimet e tjera sindikale të cilat do të pasojnë pas datës 18.05.2018.

Ne si Sindikatë, nuk kemi asnjë njoftim zyrtar (në formë të shkruar) nga Menaxhmenti i kompanisë në lidhje me arsyen e vonesës së pagave për muajin Prill 2018, ndonëse kemi kërkuar që të marrim një njoftim zyrtar nga ana e tyre.

Sindikata ka pasur mirëkuptim për vonesë të pagave deri me datën 14.05.2018, ndonëse në kontratë kompania është e obliguar që pagesën e pagave ta bëjë deri me datën 05 të muajit vijues.

Sindikata e Pavarur e Hekurudhave – Trainkos Sh.A. kërkon nga udhëtarët që të kenë mirëkuptim për ditën e Premte me datë 18.05.2018, ku treni i mëngjesit në linjën Prishtinë – Pejë, do të ketë vonesë 1 orëshe.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!