Punëtorët e KEK-ut kërkojnë ngritjen e pagave – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Punëtorët e KEK-ut kërkojnë ngritjen e pagave

12:02 | 08 Shkurt 2018

Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës janë duke mbajtur protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, duke kërkuar kështu rritjen e pagave, raporton ORAinfo.

Kjo protestë është organizuar pas premtimeve që kishte bërë kryeministri Ramush Haradinaj gjatë fushatës zgjedhore, për rritje të pagave për të gjithë punëtorët e KEK-ut.

Haradinaj kishte premtuar se pagat e tyre do të rriten për 100 euro, por një gjë e tillë akoma nuk ka ndodhur.

Punëtorët e KEK-ut u shprehen të dëshpëruar dhe do të protestojnë deri në ngritjen e pagave ashtu siç kishte premtuar kryeministri Haradinaj./ ORAinfo/.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!