Punëtorët e KEK-ut protestojnë, kjo është arsyeja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Punëtorët e KEK-ut protestojnë, kjo është arsyeja

19:42 | 12 Shkurt 2019

Të enjten, do të ketë protestë në Prishtinë.

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës do të protesojnë të enjten para objektit të Qeverisë së Kosovës për të kundërshtuar futjen e tyre në Ligjin për paga.

Në një njoftim të nënkryetarit të Sindikatës së Re të KEK-ut (SR KEK) thuhet se arsyeja e protestës është që të tërhiqet KEK-u nga ky Ligj.

“Të nderuar anëtarë të SRKEK-ut, punëmarrës të KEK-ut, sot Kryesia ekzekutive e Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës ka marrë vendim që të protestojmë me gjithë punëtorët e KEK-ut, para Qeverisë së Republikës së Kosovës më 14.02.2019 duke filluar nga ora 11:00”, thuhet në këtë njoftim.

“Arsyeja e protestës është që të kërkojmë të tërhiqet KEK-un nga Ligji për paga, duke pasur parasysh se punëtorët e KEK-ut marrin paga nga djersa e tyre, nga buxheti që buron nga prodhimi i energjisë elektrike, e jo nga buxheti i shtetit”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!