Qëndresa shtatzënë? Kjo është e vërteta – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Qëndresa shtatzënë? Kjo është e vërteta

22:27 | 07 Dhjetor 2017

Media rozë është marrë shumë me lidhjen, fejesën e martesën e moderatorit Labinot Gashi-Labi.

E kush nuk shkruajti e nuk tha diçka për të dhe të përzgjedhurën e tij? Të gjithë u morën nga pak, duke e aktualizuar shumë Labin, shkruan “Kosovarja”.

Ndonëse u bë e famshme, kuptojmë se Qëndresa Bajramit asnjëherë nuk i ka pëlqyer vëmendja e medias, madje shumë shpesh është ndjerë keq kur e ka parë emrin e saj duke bërë xhiro nëpër portale.

Ndryshe nga bashkëshorti i saj, i cili është tejet i lidhur me median për çka edhe e gëzon statusin e personit publik, Qëndresa e do qetësinë dhe nuk i pëlqen fare të jetë e përfshirë në vorbullën e diskutimeve publike, shkruan “Kosovarja”.

U tha shumë herë se ajo është shtatzëne, madje u tregua edhe gjinia e bebes. Burime të “Kosovares” pranë çiftit, bëjnë të ditur se nuk ka asgjë të vërtet në këtë mes dhe se Labi e Qëndresa nuk po bëhen akoma prindër.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Foto – Liberta Spahiu