LDK: Qeveria Haradinaj do ta rrëzojë vetveten – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

LDK: Qeveria Haradinaj do ta rrëzojë vetveten

13:45 | 12 Dhjetor 2017

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Ramush Haradinajt është çështje ditësh se kur do ta rrëzojë vetveten, raporton KTV.

Hoti ka thënë se pas përfundimit të festave të fundvitit do të dihet edhe fati i kësaj qeverie. I pyetur për nisjen e një mocioni për rrëzimin e qeverisë, Hoti nuk ka deklaruar nëse kanë përkrahjen edhe të Vetëvendosjes.

Sipas LDK-së, kjo qeveri vendim është duke i marrë në koordinim të plotë me Listën Serbe që sipas tyre është e dirigjuar nga Beogradi.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!