Qeveria Haradinaj, duhet të bëhet shumë më transparente në bisedimet me Serbinë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Qeveria Haradinaj, duhet të bëhet shumë më transparente në bisedimet me Serbinë

Shkruar nga: Fadil Maloku

17:32 | 18 Tetor 2017

Serbia nuk është e interesuar as në planin strategjik e as atë shtetndërtues të Kosovës, të ndihmoj e aq më pak të stimuloj, e përkrah, individ e subjekte lokale serbe kosovare. Ajo përmes Listës “Srpska”, po mundohet haptas t’i mbaj në burg kolektiv serbët lokal në Kosove.

Këtë ajo e bënë për shumë qëllime meskine, por, me një imperativ të vetëm: t’i mbaj në “distancë” sa më të largët etnike, serbet dhe shqiptarët!

Në mënyrë që në bisedimet finale, përmes mekanizmit juridik të asociacionit (një hap paraprak në drejtim të shkëputjes së veriut), ta ruaj gjithsesi homogjenitetin etnik, dhe më pastaj “ligjërisht” ta arsyetoj në sytë e publikut botërorë, idenë e shkëputjes (tash me mjete demokratike: sepse, ia mundëson dhe garanton Plani i Ahtisarit – në fakt Projekti i superdiskriminimit pozitiv!) nga Kosova

Ajo tani veç e ka materializuar ketë ndikim në qeverinë aktuale. Dhe për mendimin tim e ka saktë të kalkuluar hapin tjetër, që do ta ndërmarr…pas zgjedhjeve tona lokale, dhe pas finalizimit të Platformës së qeverise të Vucicit, që do dal diku në prill të vitit 2018.

Qeveria jonë mendoj unë, do të duhet njëjtë të përgatisë Projektin final (në vitin 2007, unë e kam pas shquar si: Marrëveshje historike, midis Serbëve- kroatëve dhe shqiptarëve) , pastaj, publikun, opozitën, shoqërinë civile, e sidomos ekspertët e lëmive përkatëse dhe ata të pavarur, etj. në mënyrë që ta kemi përgjigjen adekuate ndaj asaj të Serbisë.

Sa po shoh unë askush, nuk është duke punuar në ketë drejtim…përveç prononcimeve të kryeministrit, se “në bisedime nuk do hyjmë pa partnerët tanë amerikan”!

Besoj shumë që kryeministri Haradinaj, do të jetë i përgatitur si me ekipin e vet (jo veç politik!) shtetëror, ashtu, edhe me draftet e finalizimit të bisedimeve me Serbinë. Uroj që të mos përsëritet më jotransparenca e qeverive të kaluara për këto tema.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!