Qeveria heq nga privatizimi ndërmarrjet shoqërore në veri, ua kthen komunave serbe – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Qeveria heq nga privatizimi ndërmarrjet shoqërore në veri, ua kthen komunave serbe

09:09 | 09 Nëntor 2018

Qeveria e Kosovës ka hequr nga privatizimi ndërmarrjet shoqëror që gjenden në veri.

Përmes këtij vendimi këto ndërmarrje i janë kthyer në kompetencë komunave të atjeshme.

Lideri i Listës Serbe dhe një ndër kundërshtuesit më të mëdhenj të privatizimit në veri të Kosovës e në mjediset me serbë, Goran Rakiq, nëpërmes një komunikate për mediet në veri ka thënë “se është ndaluar privatizimi, i cili ekonomikisht dhe politikisht ka rrezikuar mbetjen e popullit serb në Kosovë”, ndërsa ndërmarrjet u janë kthyer në kompetencë komunave me shumicë serbe.

Ndonëse ende është larg formimi i të ashtuquajturit Asociacion i Komunave Serbe, i cili siç parashikon Beogradi do të jetë një “Republikë” në vete për shkak se pjesë e saj do të jenë dhjetë komuna me shumicë serbe, privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore është ndaluar në këto komuna, shkruan Zeri.

Siç ka njoftuar nëpërmes një komunikate Lista Serbe, të cilin e përcjellin mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës, ndërmarrjet shoqërore tani u janë kthyer në kompetencë komunave me shumicë serbe

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!