Qumështarët me kërkesë të qartë për Kryeministrin Haradinaj – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Qumështarët me kërkesë të qartë për Kryeministrin Haradinaj

16:22 | 12 Nëntor 2017

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka takuar përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës. Përfaqësuesit e organizatës ndër të tjera kanë kërkuar që të krijohen lehtësira në sektorin e prodhuesve të qumështit. Haradinaj është zotuar se do të punojë për përmbushjen e kërkesave të tyre.

Me këtë rast, ata e njoftuan kryeministrin Haradinaj për gjendjen në këtë sektor, për të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen fermerët, sidomos ata që merren me prodhimin e qumështit.

“Kryeministri Haradinaj tha se është angazhuar që t’i mbrojë interesat e të gjithë prodhuesve dhe përpunuesve vendorë, sepse të gjithë janë të këtij vendi dhe bashkërisht duhet angazhuar që Kosova të vendoset në binarë”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Haradinaj është zotuar se nga nesër do të fillojë punën për krijimin e lehtësirave për prodhuesit e qumështit.

Shoqata e qumështit udhëhiqet nga Besim Kuqi dhe numëron rreth 2.500 fermerë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!