Qytetari e pyet Selimin, “Pse s’po e vendosni edhe flamurin e Serbisë?”- Kjo është përgjigja e tij e papritur – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

Qytetari e pyet Selimin, “Pse s’po e vendosni edhe flamurin e Serbisë?”- Kjo është përgjigja e tij e papritur

22:10 | 13 Shkurt 2018

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka shkuar në hyrje të Prishtinës aty ku është zhvendosur flamur kombëtar me atë shtetëror. Pacolli nuk është pritur aspak mirë nga qytetarë të shumtë të cilët kanë drejtuar fyerje ndaj tij.

Mes tjerash Pacolli është pyetur nga një qytetar se përse nuk po vendoset edhe një flamur i Serbisë në të njëjtin vend.

Pse s’po e vendosni edhe një flamur të Serbisë”, ka pyetur një qytetar Pacollin

Nënkryetari i Prishtinës i është kundërpërgjigjur qytetarit duke i thënë se nëse e sheh të arsyeshme vendosjen e flamurit serb, vendoseni vet sepse komuna nuk e bënë një gjë të tillë.

“Nëse ju e shihni të arsyeshme shkoni qiteni ju, unë jo”, ka thënë Pacolli.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!