Qyteti shqiptar në të cilin konsumohet më së shumti alkool dhe duhan – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Qyteti shqiptar në të cilin konsumohet më së shumti alkool dhe duhan

10:13 | 10 Tetor 2017

Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2015, të publikuara në raportin e fundit të “Vjetari Statistikor 2012-2016”, në shpenzimet e përllogaritura për secilin qytet, Dibra rezulton qarku që shpenzon më shumë për produkte konsumi si duhani dhe pijet alkoolike, me pikësim 10.6.

Qytetet që e ndjekin më pas për shpenzim, janë Korça me 4.9 dhe Kukësi me 4.7, më pas Berati me 4.4. Konsumatorët më të pakët të duhanit dhe alkoolit rezultojnë shkodranët dhe më pas durrsakët, shkruan ‘monitor’.

Ndërkohë, sipas të dhënave të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetit dhe Eurobarometrit për vitin 2016, konsumi i alkoolit për banor në Shqipëri është rreth pesë litra në vit, duke qenë i dyti më i ulët në Evropë, përcjell albinfo.ch.

Sipas OBSH, në Shqipëri 30% të konsumit të alkoolit e zë birra, 20% vera dhe 50% pijet e tjera alkoolike.

Ndërsa nuk konsumojnë alkool, shqiptarët janë ndër pirësit më të mëdhenj të duhanit në Evropë. Të dhënat tregojnë se Shqipëria renditet në vendin e katërt në Evropë për sa u përket shitjeve të cigareve për frymë për moshën mbi 15 vjeç, me rreth 2 mijë fije cigare në vit të shitura për frymë, sipas të dhënave të Project Sun, të kryer nga firma audituese KPMG.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!