Rakitic tregon si e mposhten Anglinë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
18 °C

Rakitic tregon si e mposhten Anglinë

08:13 | 12 Korrik 2018

Ivan Rakitic ka analizuar fitoren ndaj Anglisë dhe finalen e Botërorit ndaj Francës.

Ivan Rakitic ka akuzuar Anglinë se nënçmoi Kroacinë në duelin e tyre në gjysmëfinalen e Kampionatit botëror 2018.

Mesfushori ka thënë se Anglia mendoi se e kishte të sigurt finalen, derisa në fund u mposhtën nga Kroacia me rezultat 2:1.

“Duhet të jeni më korrekt. Anglia mendoi se e kishte të sigurt finalen”, deklaroi Rakitic, përcjell “lajmi.net”.

“Sa i përket finales, Franca ka një ekip shumë të fortë. Duhet të zhvillojmë lojën më të mirë të mundshme. Finalja e Botërorit është një ndeshej perfektë. Nëse jemi në finale, është pse duhet ta fitojmë”, u shpreh ai.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!