Ramë Lahaj u përgjigjet mediave serbe: Ne jemi shumë, e gati për t’a mbrojt vendin

17:03 | 20 Shkurt 2019

Tenori i famshëm nga Istogu, Ramë Lahaj në 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës lansoi projektin e tij muzikor “Rrjedh në këngë e ligjërime”, ndërsa këtë e bëri përmes një videoklipi fantastik, ku në fokus kishte ushtarët e Kosovës.

Ndërsa ky projekt muzikorë u pengoi gazetarëve serbë të cilët kishin shkruar se Ramë Lahaj i’u këndoi “terroristëve”.

Ndërsa tenori ka reaguar ndaj kësaj me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram.

Ai i ka falenderuar të gjithë ta që punuan projektin, e përkrahën dhe e pëlqyen atë.

Por ai i ka edhe disa fjalë për gazetarët serbë: Shpresën nuk keni me na e zbehë! Ne e duam Kosovën dhe nuk do të ikim, po një ditë do ta sjellim aty ku e ka vendin. Ne do t’i bëjmë krenarë gjeneratat e reja që janë plot jetë e që po i dëshmojnë botës se jemi rinia më e shëndosh e kreative në botë.
Këtë video po ua postoj si përgjigjen më të mirë, gazetarëve serbë që portreti i ushtarit tim e çizmet e reja u paskan pengue…. ne jemi shumë… e gati për t’a mbrojt vendin siç kemi bo nder shekuj, shkruan Lahaj.

Statusi i plotë i tij:

Shqiptarët e mi të dashtun…

Këto ditë më kemi dhanë kënaqësi të jashtëzakonshme dhe ma keni mbush shpirtin me komente, urime e bekime tuaja.

Ju faleminderit nga zemra!

E kam filluar këtë projekt për t’i kujtuar të gjithë që shpresën, krenarinë e dashninë për vendin nuk na e kanë humbur dot as pushtuesit e nuk do të arrijnë kurrë të na e humbin as ata që duan të bëjnë pazare për kufijtë tanë të shenjtë, sepse çdo pëllëmbë e tyre është e larë me gjak.

Shpresën nuk keni me na e zbehë! Ne e duam Kosovën dhe nuk do të ikim, po një ditë do ta sjellim aty ku e ka vendin. Ne do t’i bëjmë krenarë gjeneratat e reja që janë plot jetë e që po i dëshmojnë botës se jemi rinia më e shëndosh e kreative në botë.

Këtë video po ua postoj si përgjigjen më të mirë, gazetarëve serbë që portreti i ushtarit tim e çizmet e reja u paskan pengue…. ne jemi shumë… e gati për t’a mbrojt vendin siç kemi bo nder shekuj.

Nga zemra do të falënderoja miqtë e mi Bes & Bled Bujupin të cilët e kuptun mesazhin dhe realizuan videon me mjeshtërinë e tyre.

Po ashtu kameramanëve fantastikë Arton Krasniqit e Latif Hasollit.

I juaji përgjithmonë.

Komento: