Ramiz Lladrovci padit Milaim Zekën, ia kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
20 °C

Ramiz Lladrovci padit Milaim Zekën, ia kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim

17:34 | 17 Maj 2018

Përplasja e ashpër virtuale që nisi në mes të kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, dhe deputeti të Nismës Milaim Zekës ka marrë një drejtim tjetër. Ndaj Milaim Zekës, sot Ramiz Lladrovci ka ushtruar padi. Por jo vetëm kaq. Si dëmshpërblim, kryetari i Drenasit po ia kërkon Zekës 100 mijë euro.

Krejt kjo po ndodh pasi ish- gazetari deklaroi se Ramiz Lladrovci e ka akuzuar Hashim Thaçin për një vrasje të rëndë

Ramiz Lladrovci e ka deponuar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë padinë ndaj zyrtarit të Nismës, deputetit Milaim Zeka. Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Express, vetë kryetari i Drenasit.

“Ashtu siç jam zotuar, sot e kam deponuar dhe protokolluar padinë ndaj Milaim Zekës, për shpifje dhe fyerje, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.��Pres, sa më shpejt, të sqarohet para gjyqit gjithçka”, ka thënë për Express ai.

Në padinë që e ka siguruar Express, Lladrovci po ia kërkon Zekës 100 mijë euro dëmshpërblim, për siç i quan ai shpifjet e vazhdueshme drejtuar atij.

Milaim Zeka, ka deklaruar në një emision televiziv se Ramiz Lladrovci është propozuar për kryetar të Drenasit, përmes shantazheve që ia ka bërë drejtpërdrejt Presidentit Hashim Thaçi.

“Ekzistojnë tri letra me nënshkrimin e Ramiz Lladrovcit të vitit 2003, ku ai e akuzon presidentin Thaçi për një vrasje të rëndë të një njeriu, i cili sot është dëshmor në Kosovë. E akuzon për vrasjen e Behadin Hallaqit, po e them me emër”, ka thënë Zeka.

Zeka thotë se ky reagim akuzues i Lladrovcit vjen pasi Hashim Thaçi, nëpër tubime të ndryshme partiake dhe rrethe të ndryshme shoqërore e kishte akuzuar Ramiz Lladrovcin si keqpërdoruesin më të madh të fondeve “Vendlindja Thërret”.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!