Ramos transferohet në Kinë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
26 °C

Ramos transferohet në Kinë

19:47 | 26 Janar 2017

Transferimi i fundit është sulmuesi i Borussia Dortmund Adrian Ramos, i cili u transferua në ekipin kinez Chongqing Lifan për 12 milionë euro.

Marrëveshja për transferimin e tij është bërë pasi ai ka kaluar tek skuadra spanjolle Granada për huazim deri në fund të sezonit, kështu që ai do të niset drejtë Kinës pasi të përfundojë sezoni aktual.

Dortmund kanë përfituar mjaftë nga kjo marrëveshje, pasi kanë arritur ta shesin një sulmues 31 vjeçar që ishte rezervë në ekipin e tyre për 12 milionë euro.

Stafi i Dortmund e kanë falendëruar Ramos për këto 2 vite e gjysmë që ka kaluar në ekipin gjerman, duke i uruar sukses në Spanjë e në Kinë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!