Ramush a po t’vjen keq, a po ngushtohesh, a po ndjen najsen tjetër, përveç lezetit m’u bë Kryeministër, me çdo kusht! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ramush a po t’vjen keq, a po ngushtohesh, a po ndjen najsen tjetër, përveç lezetit m’u bë Kryeministër, me çdo kusht!

Shkruar nga: Kimete Berisha

11:49 | 09 Shtator 2017

Për Ramushin Kryeministër, vendos Vuçiçi!

A jeni more normal!

Qysh s’po ju vjen inat!

Ty bile Ramush, a po t’vjen keq, a po ngushtohesh, a po ndjen najsen tjetër, përveç lezetit m’u bë Kryeministër, me çdo kusht!

Pse për shembull ‘Lista Serbe’ nuk e kërkoi lejen e Vuçiçit për ta votuar Kadri Veselin, ndërsa për ta votuar Ramushin u duhet leja e tij!

Qysh Ramush Haradinaj kërkon me çdo kusht ta bëjnë Kryeministër ata që e kanë çuar në burg!

Pse, për Serbinë, Kadri Veseli është i pranueshëm dhe më simpatik sesa Ramushi, dhe çka ndodh nëse (mo’ Zot), Vuçiçi nuk do ta pranonte Ramushin për shef të Qeverisë së Kosovës.

Kadri Veseli ka thënë se nëse Ramushi nuk bëhet Kryeministër, as ai vet nuk do të pranojë të mbetet Kryetar i Kuvendit!

Nëse Ramushi bie edhe në një grackë, askujt më nuk do t’i dhimbset.

Njerëz më të dështuar se këta nuk ka njohur politika shqiptare.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!