Ramush Haradinaj i ndryshon fjalët për liberalizimin e vizave – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Ramush Haradinaj i ndryshon fjalët për liberalizimin e vizave

11:35 | 09 Nëntor 2018

Liberalizmi i viziave është në pikëpytje qe të ndodh edhe në fund të këtij viti.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se do të ishte lajm i mirë që edhe Kosova të marrë liberalizimin e vizave para festave të fundvitit.

Haradinaj duke marrë pjesë në promovimin e programit nacional për rininë tha se rinia e Kosovës nuk është më pak e zonja sesa rinia e vendeve tjera dhe se Qeveria, sipas tij, do t’i japë përkrahje.

“Qeveria i ka marrë përgjegjësitë e veta e kemi rritur 12 përqind buxhetin për arsim, njëkohësisht i kemi trajtuar me prioritet çështjet e arsimit. Ne i gëzohemi kësaj pune që po bëhet, vërtet na ka mobilizuar dhe do t’i japim çdo përkrahje në këtë proces. Ju siguroj që nuk jemi më pak të zot se rinia e vendeve tjera, rinia jonë duhet vetëm të ketë një nxitje. Është tepër me rëndësi që shtetet e BE-së ta vendosin në agjendë. Do të ishte një lajm i mirë që edhe Kosova të marrë liberalizimin e vizave para festave të fundvitit”, tha Haradinaj.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!