Ramush Haradinaj i thotë LDK-së: S’keni qare pa e votuar demarkacionin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ramush Haradinaj i thotë LDK-së: S’keni qare pa e votuar demarkacionin

12:52 | 07 Dhjetor 2017

Kryeministri, Ramush Haradinaj iu ka drejtuar Lidhjes Demokratike të Kosovës se do ta kenë me patjetër nënshkrimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Haradinaj duke e komentuar vendimin e tij në Qeveri për Marrëveshjen që e njëjta të procedohet në Kuvend, tha se deputetët e LDK-së në vazhdimësi kanë thënë se do ta votojnë dhe këtë Haradinaj e lidhi ”me çare”.

“Po e shoh që jeni në zor të madh, keni thënë se do ta votoni Marrëveshjen vazhdimisht, s’keni as tash çare pa e votu”, u shpreh Haradinaj.

Kujtim Shala i LDK-së iu përgjigj Haradinaj duke thënë se nuk kanë kurrfarë zori vetëm se do të votojë ashtu siç votoi në Qeveri kryeministri.

Por Haradinaj e sqaroi votimin e tij në Qeveri të Marrëveshjes me Malin e Zi, duke thënë se ajo është gjetur aty.

“Jam habitë, e kam nënshkruar edhe këtë. Prapëseprapë do të votoni. Nuk e kam ditë që e kam këtë autoritet te ju. Unë kam dëgjuar qëndrimet e subjekteve politike për këtë temë. Nuk e ka prodhuar Qeveria.

Shikoni, Qeveria e re, mundet veç me thonë ja kemi shtu raportin kësaj Marrëveshjeje, tani raporti ka mujt me ardhë ndaras njëherë raporti pastaj Marrëveshja por për hir me ju ndihmu deputetëve i kemi çu bashke. Atëherë unë kam votu me kalu në Parlament këto vendime. Kur vjen votimi edhe ju gjeni naj zgjidhje se pe shoh që jeni në zor të madh”, tha Haradinaj.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!